Kuptoni intolerancat tuaja ushqimore me një test të thjeshtë me flokë
London Health Care Logo
Shkëlqyeshëm
4.9 nga 5 bazuar në +1000 vlerësime
Trustpilot

Pet Test – Testi i Intolerancës së Kafshëve Shtëpiake

Çmimi 13000 L
Rezervoni përmes WhatsApp

Testi i Intolerancës së Kafshës Tuaj Shtëpiake – Një analizë e thjeshtë

Testi i Ndjeshmërisë së Kafshës është krijuar për t’ju ndihmuar të identifikoni ndjeshmëritë ndaj ushqimeve dhe elementeve të ndryshme që mund të ndikojnë në tretjen, energjinë dhe mirëqenien e përditshme të kafshës tuaj.

Përmes një mostre qimesh e cila merret në mënyrë të thjeshtë dhe jo-invazive, testi ofron informacion të qartë mbi mënyrën se si organizmi i kafshës tuaj mund të reagojë ndaj një game të gjerë substancash, duke ju ndihmuar të kuptoni më mirë shkaqet e shqetësimeve të tij.

  • 1,100 elemente të analizuara, duke përfshirë ushqime, substanca jo-ushqimore, vitamina, minerale, metale dhe aditivë
  • Analizë jo-invazive, metodë e thjeshtë dhe e shpejtë
  • Rekomandohet për kafshët që përjetojnë simptoma të pashpjegueshme si kruajtje, fërkim i putrave, probleme me tretjen, etj.
  • Analiza realizohet në laboratorë të akredituar në Mbretërinë e Bashkuar
  • Testim i mbikëqyrur nga profesionistë në pikat e autorizuara të London Health Care
  • Raport i qartë dhe i lehtë për t’u interpretuar me udhëzime praktike
Garanci Kthimi Parash
Raport i Detajuar
Analizë e Shpejtë
Certifikim ISO
Analiza e intolerancës ndaj 1,100 elementeve

Çfarë kontrollon testi i intolerancës së kafshëve?

Testi i intolerancës së kafshëve përfshin analizën e plotë të 1,100 elementeve të ndara në kategori kryesore, duke përfshirë ushqime, aditivë, elemente mjedisore, ushqyes (vitamina, aminoacide, probiotikë), si dhe metale e minerale, me qëllim që të ofrojë një pasqyrë sa më të detajuar mbi reagimet e kafshës tuaj.

Ushqime
Identifikon ndjeshmëritë ndaj ushqimeve të përditshme për të kuptuar më mirë reagimin e kafshës tuaj.
Aditivë
Analizon reagimet ndaj rregulluesve të aciditetit, ngjyruesve, ëmbëlsuesve, ruajtësve dhe stabilizuesve.
Metalet
Vlerëson reagimet e trupit ndaj metaleve të zakonshme që hasen në mjedis dhe dietë.
Minerale
Analizon ndjeshmërinë ndaj mineraleve thelbësore për ekuilibrin e organizmit.
Vitaminat
Ndihmon në vlerësimin e niveleve të vitaminave kryesore.
Probiotikë dhe flora e zorrëve
Ndihmon në kuptimin e faktorëve që ndikojnë në shëndetin e tretjes.
Aminoacide
Vlerëson nivelet e aminoacideve esenciale dhe acideve yndyrore.

Përmirësoni mirëqenien e kafshës tuaj me mbështetje profesionale

London Health Care ofron gjithçka ju nevojitet për të realizuar një testin e intolerancës së kafshës tuaj, ku analizohet reagimi i organizmit ndaj 1,100 elementeve, përmes analizës me biorezonancë dhe raporteve të detajuara.
PARTNERË LABORATORIKË TË AKREDITUAR
Ne bashkëpunojmë me laboratorin e akredituar Global HealthBeings World me qendër në Mbretërinë e Bashkuar, i cili operon sipas standardeve të njohura të cilësisë, duke garantuar analiza profesionale dhe konsistencë në çdo fazë të procesit të testimit.
RAPORTIM I QARTË DHE TRANSPARENT
Të dhënat prezantohen në një format të organizuar që lehtëson kuptimin e ndjeshmërive të kafshës tuaj dhe ju orienton drejt hapave konkretë. Raporti grupon elementet sipas nivelit të reaktivitetit dhe ju udhëzon në zbatimin e një diete eliminimi, që ju ndihmon të bëni zgjedhje më të informuara.
QASJE PROFESIONALE DHE E PËRGJEGJSHME
Testimi kryhet në ambiente të autorizuara të London Health Care, duke siguruar marrjen e saktë të mostrës, mbikëqyrje profesionale dhe një përvojë testimi të standardizuar dhe të përgjegjshme.
FOKUS NË MIRËQENIEN AFATGJATË
Shërbimet tona synojnë t’ju ndihmojnë të bëni ndryshime pozitive në dietën dhe mjedisin e përditshëm të kafshës tuaj. Ne besojmë se rezultatet e testit janë fillimi i një rrugëtimi drejt një jete më të shëndetshme dhe më të lumtur për kafshët tuaja të dashura.

Cilësi që mund t’i besoni

Të gjitha laboratorët tanë ose laboratorët partnerë kanë akreditime UKAS, ISO9001, ISO13485, ISO15189 ose ISO17025.

ISO compliant
UKAS accredited labs
Testuar në një laborator në UK
Certified Nutritional Therapists
Shëndeti i kafshës tuaj fillon këtu!

Si Realizohet Testi i Intolerancës së kafshëve

Realizimi i testit është i thjeshtë dhe i shpejtë. Mjafton të ndiqni 4 hapat më poshtë për të kryer testin për intolerancë ushqimore dhe elemente. Udhëzimet e detajuara përfshihen brenda ‘Udhëzuesit të Rezultateve Pet Test’ që do të merrni.

01
MBLIDHNI MOSTRËN E QIMEVE
Përgatitni një mostër me 5–10 qime të kafshës tuaj në shtëpi. Mostra duhet të jetë e pastër dhe e mjaftueshme për t’u dërguar për analizë.
02
SILLNI MostrËn e QIMEVE në klinikë
Mostrën mund ta sillni direkt në ambientet e London Health Care. Stafi ynë do ta pranojë dhe do t’ju japë informacionin e nevojshëm për hapat në vazhdim.
03
Analizë laboratorike e akredituar
Mostra dërgohet për analizë në laborator të akredituar në Mbretërinë e Bashkuar, ku vlerësohen 1100 elemente që lidhen me ushqimin, mjedisin dhe mirëqenien e përgjithshme.
04
Merrni rezultatet dhe udhëzimet
Rezultatet dalin brenda 3–5 ditëve pune. Bashkë me raportin, do të merrni edhe guidën e ushqyerjes së kafshës, me udhëzime praktike për dietën dhe kujdesin e saj.

Çfarë përmban raporti i Testit të Intolerancës së Kafshëve?

Pasi mostra të analizohet në laborator, do të merrni një raport të strukturuar mirë dhe mjaft praktik, i krijuar për t’ju ndihmuar të kuptoni rezultatet e Testit të Intolerancës së Kafshës dhe për të planifikuar hapat e ardhshëm që duhet të merrni.

Raporti i Plotë i Rezultateve
Do të merrni një raport të detajuar që paraqet reagimin e kafshës suaj ndaj çdo elementi të testuar, të ndara në seksione sipas llojit — ushqime, aditivë, elemente mjedisore, ushqyes dhe metale e minerale. Informacioni është i përshtatur për pronarin, pa përdorur terminologji të komplikuar mjekësore.
Ndarja sipas niveleve të reaktivitetit
Çdo element renditet sipas nivelit të reagimit të kafshës — reaktivitet i lartë, i moderuar ose pa reaktivitet. Ky klasifikim ju ndihmon të dalloni me lehtësi se cilat elemente duhet të hiqni me përparësi nga dieta e kafshës dhe cilat janë të sigurta për t’u mbajtur.
Udhëzime të qarta për hapat e ardhshëm
Raporti shoqërohet me ‘Udhëzuesin e Rezultateve’, që ju ndihmon të zbatoni një dietë eliminimi për elementet me reaktivitet të lartë, e ndjekur nga përfshirja graduale e tyre më pas. Udhëzuesi përfshin gjithashtu një ditar ushqimor për të mbajtur shënim ushqimet që eliminoni dhe simptomat që vëreni te kafsha juaj.

Mbi +1000 klientë të kënaqur

që kanë transformuar mirëqenien e tyre me London Health Care
Macja ime nuk kruhet më

Prej muajsh macja ime kruhej aq shumë sa i kishte rënë qimja në disa vende. Provova gjithçka pa rezultat. Pas testit zbulova dy-tri ushqime që po ia shkaktonin dhe i hoqa nga dieta. Sot lëkura e saj duket krejt ndryshe.

Brikena (Janar 2026)
Verified Purchase 
Ia vlejti çdo qindarkë

Qeni im kishte probleme me stomakun pothuajse pas çdo vakti. Testi më dha një listë të qartë se nga ku t’ia filloja për ndryshimin e ushqimeve. Gjithçka u qetësua brenda tre javësh.

Klodian (Shkurt 2026)
Verified Purchase 
Qeni im duket sërish i lumtur

Reksi ishte bërë i plogësht dhe fërkonte putrat vazhdimisht. Më dhembte zemra ta shihja kështu. Pas testit hoqa disa elemente nga dieta dhe brenda pak kohe u kthye energjia e tij e dikurshme. S’e besoja sa ndryshim do të bënte.

Florjan (Prill 2026)
Verified Purchase 
Proces shumë i lehtë

Mendoja se do të ishte e komplikuar, por mjaftoi një mostër e vogël qimesh. Stafi më shpjegoi çdo hap me durim dhe raporti erdhi i organizuar e i kuptueshëm, pa terma që s’i merr vesh njeri. Jam vërtet e kënaqur.

Anila (Mars 2025)
Verified Purchase 
Më vjen keq që s’e bëra më herët

Isha skeptike, e pranoj. Por macja ime kishte vjellje të herëpashershme dhe humbje qimesh që nuk shpjegohej. Vendosa ta provoja testin dhe nuk u pendova aspak. Tani e di saktësisht çfarë elementesh t’i shmang.

Anila (Dhjetor 2025)
Verified Purchase 

Pyetje të shpeshta (FAQ)

Gjeni përgjigje të shpejta për pyetjet tuaja dhe mësoni gjithçka që duhet të dini për testet, procesin dhe rezultatet.
Keni pyetje të tjera? Na kontaktoni!
Si funksionon Testi i Intolerancës së Kafshëve?

Testi përdor terapinë me biorezonancë, e cila analizon energjinë dhe frekuencat e marra nga një mostër e vogël qimesh të kafshës suaj. Këto frekuenca krahasohen me ato të 1,100 elementeve të testuara — ushqime, jo-ushqime, vitamina, minerale dhe metale — për të përcaktuar nivelin e intolerancës ndaj secilit.

A është testi i njëjtë me një test alergjie?

Jo. Ky test analizon intolerancat, jo alergjitë. Intoleranca dhe alergjia nuk janë e njëjta gjë: alergjia përfshin sistemin imunitar dhe antitrupat, ndërsa intoleranca jo. Testimi me qime nuk mat nivelet e antitrupave, prandaj nuk mund të përdoret për të diagnostikuar alergji. Nëse dyshoni se kafsha juaj ka një alergji, këshillohuni me veterinerin tuaj.

Sa qime nevojiten dhe a është procesi i dhimbshëm?

Nevojitet vetëm një mostër e vogël qimesh. Procesi është plotësisht jo-invaziv dhe pa dhimbje për kafshën — nuk kërkohet gjak, gjilpëra apo procedura të tjera shqetësuese. Marrja e mostrës është e shpejtë dhe e thjeshtë.

Çfarë lloj simptomash mund të lidhen me intolerancat ushqimore?

Intoleranca ushqimore mund të shfaqet me simptoma të ndryshme te kafshët, si kruajtje e vazhdueshme, fërkim ose kafshim i putrave, problem me tretjen, humbje qimesh, lëkurë e inflamuar, vjellje ose energji e ulët. Testi ju ndihmon të identifikoni elementet që mund të kontribuojnë te këto shqetësime.

Çfarë duhet të bëj pasi të marr rezultatet?

Së bashku me raportin do të merrni ‘Udhëzuesin e Rezultateve’. Hapi i rekomanduar është një dietë eliminimi, ku hiqni elementet me reaktivitet të lartë për një periudhë kohe, e ndjekur nga riintroduktim gradual. Udhëzuesi përfshin gjithashtu një ditar ushqimor për të mbajtur shënim ndryshimet dhe simptomat që vëreni.

A e zëvendëson ky test këshillën e veterinerit?

Jo. Testi nuk bën diagnozë mjekësore dhe nuk është zëvendësues i këshillës, diagnozës apo trajtimit profesional veterinar. Ai synon t’ju ndihmojë të bëni ndryshime pozitive në dietën dhe mjedisin e kafshës. Nëse kafsha juaj ka probleme shëndetësore ose simptoma shqetësuese, këshillohuni gjithmonë me një veteriner.

Shkëlqyeshëm
4.9 nga 5 bazuar në +1000 vlerësime
Trustpilot

Zbuloni Çfarë e Shqetëson Vërtet Kafshën Tuaj

Nëse kafsha juaj përjeton kruajtje të vazhdueshme, energji të ulët, problem me tretjen, humbje qimesh, etj., ky test ju ndihmon të kuptoni se si organizmi i saj reagon ndaj ushqimeve dhe elementeve të ndryshme.

Rezultatet ofrojnë një udhëzues praktik për të ndërtuar një plan ushqimor më të përshtatshëm dhe për të marrë vendime të informuara për shëndetin, energjinë dhe mirëqenien e kafshës suaj.

Mjaftojnë 5–10 mostra qimeje të kafshës
Analizë në laboratorë të akredituar në UK