Kryeni Testin e Intolerancës së Trupit me një analizë të thjeshtë me fije floku

Hej, si mund t’ju ndihmojmë?

Çdo pyetje meriton një përgjigje të qartë. Kontaktoni ekipin tonë për informacion mbi testin e intolerancës së trupit, vitaminat, suplementet dhe hapat e mëtejshëm për të përmirësuar mirëqenien tuaj.

Testi i Intolerancës
Pyetje të shpeshta rreth testit të intolerancës së trupit.
Çfarë është testi i intolerancës së trupit?

Testi i Intolerancës së Trupit është një analizë jo-invazive me fije floku që vlerëson reagimin e trupit ndaj ushqimeve dhe elementeve të ndryshme. Ai ndihmon në identifikimin e ndjeshmërive të mundshme dhe ju orienton drejt zgjedhjeve më të balancuara ushqimore dhe të mirëqenies.

A është testi i intolerancës ushqimore një test alergjie?

Jo. Testi i Intolerancës së Trupit nuk është test alergjie dhe nuk zëvendëson analizat mjekësore për alergjitë. Ai vlerëson ndjeshmëri dhe intoleranca të mundshme, jo reagime të sistemit imunitar.

Si realizohet testi i intolerancës?

Mostra e flokut merret në klinikat e autorizuara të London Health Care dhe dërgohet për analizë në laboratorë të akredituar në Mbretërinë e Bashkuar. Procesi është i thjeshtë, i shpejtë dhe pa dhimbje.

Sa elemente analizohen me testin e intolerancës së trupit?

Testi i intolerancës së trupit është më shumë se një test i intolerancës ushqimore. Nëpërmjet tij analizohen deri në 1771 elemente të ndara në 14 kategori, duke përfshirë ushqime, vitamina, minerale, metale dhe elemente që lidhen me mirëqenien si stresi, gjumi, anti-plakja, etj.

Sa kohë duhen për të marrë rezultatet?

Rezultatet zakonisht përgatiten brenda 7–10 ditëve pune pas analizës. Ju do të merrni një raport të detajuar dhe të lehtë për t’u kuptuar.

Për kë rekomandohet testi?

Testi i intolerancës së trupit rekomandohet për persona që përjetojnë fryrje, lodhje, probleme me tretjen, kanë nivele të ulëta energjie apo simptoma të pashpjegueshme që mund të lidhen me ushqimin dhe zakonet e jetesës.

A është i saktë testi i intolerancës së trupit?

Testi i Intolerancës së Trupit nga London Health Care realizohet në laborator të certifikuar në Mbretërinë e Bashkuar, duke përdorur pajisjet më bashkëkohore.

Ai shërben si një mjet informues për të kuptuar më mirë reagimet e organizmit. Jini të sigurt se analizat realizohen sipas protokolleve të rrepta duke përmbushur standardet më të larta të cilësisë dhe raporti juaj i rezultateve është 100% i personalizuar.

Vitaminat & Suplementet
Informacione kryesore rreth vitaminave dhe suplementeve.
A duhet të kryej testin para se të marr suplemente?

Kryerja e Testit të Intolerancës së Trupit mund t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë nevojat tuaja dhe të zgjidhni vitamina apo suplemente më të përshtatshme. Megjithatë, nëse e dini se ju nevojitet një suplement ose vitamina specifike, London Health Care ju ofron opsionet më cilësore në treg.

Çfarë lloj vitaminash dhe suplementesh ofroni?

London Health Care ofron një shumëllojshmëri vitaminash dhe suplementesh që mbështesin imunitetin, stresin, gjumin, tretjen, energjinë, menaxhimin e peshës dhe mirëqenien e përgjithshme.

A janë suplementet të sigurta?

Po. Vitaminat dhe suplementet që ofrojmë përzgjidhen sipas standardeve të larta të cilësisë dhe sigurisë. London Health Care është partner zyrtar i HealthBeings me qendër në Mbretërinë e Bashkuar, duke garantuar produkte të kontrolluara dhe të prodhuara sipas standardeve ndërkombëtare.

Megjithatë, nëse keni një problem shëndetësor specifik ose po ndiqni terapi të caktuara, rekomandohet një konsultë me profesionistë shëndetësorë përpara përdorimit.

A mund të marr vitamina duke u bazuar në rezultatet e testit të intolerancës?

Patjetër. Rezultatet e testit të intolerancës së trupit mund t’ju ndihmojnë të zgjidhni vitaminat që përputhen më mirë me reagimet e trupit tuaj.

A janë suplementet zëvendësim i një diete të balancuar?

Absolutisht që jo. Vitaminat dhe suplementet janë shumë të dobishme dhe shërbejnë si mbështetje për mirëqenien tuaj, por ato nuk zëvendësojnë një ushqyerje të ekuilibruar.

Si mund të zgjedh suplementet e duhura për mua?

Mund të na kontaktoni përmes WhatsApp ose email për asistencë dhe informacion mbi produktet që i përshtaten nevojave tuaja.

A mund të kombinoj disa suplemente?

Kombinimi varet nga nevojat individuale. Për një përzgjedhje më të saktë, rekomandohet të kërkoni informacion nga ekipi ynë.

Menaxhimi i Informacioneve
Zgjidhja e problemeve, të dhënat e kontaktit, procedura e ankesave dhe mbështetje për klientët.
Si mund të kërkoj informacion për testin ose produktet?

Për çdo pyetje apo paqartësi mund të na kontaktoni drejtpërdrejt në WhatsApp ose me email. Ekipi ynë do t’ju asistojë sa më shpejt të jetë e mundur!

A ofroni asistencë para dhe pas testimit për intolerancë?

Po. Ekipi ynë është i disponueshëm për t’ju orientuar para testit dhe për t’ju ndihmuar në interpretimin e rezultateve.

Si funksionon procesi i rezervimit të testit të intolerancës?

Rezervimi bëhet përmes kontaktit direkt në WhatsApp ose email, ku merrni informacion të plotë dhe udhëzime për hapat e mëtejshëm.

A janë të sigurta të dhënat e mia personale?

Po. Të gjitha të dhënat trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe sipas politikave të mbrojtjes së të dhënave.

A mund të bëj pyetje edhe pas përfundimit të testit?

Sigurisht. Mund të na kontaktoni në çdo kohë për sqarime apo informacione shtesë.

Nëse ende nuk e gjetët përgjigjen tuaj mos hezitoni të na kontaktoni!

Nëse keni pyetje ose keni nevojë për asistencë, ekipi ynë është këtu për t’ju ndihmuar dhe do t’ju përgjigjet sa më shpejt të jetë e mundur!

Bisedoni me ne
E hënë – E premte
10:00 – 18:00
Na shkruani në WhatsApp
Na telefononi
Numri i kontaktit
+355 68 388 5605
TELEFONO TANI
Plotësoni formularin e kontaktit
Na dërgoni mesazhin tuaj përmes formularit dhe ekipi ynë do t’ju përgjigjet në kohë rekord!
Plotëso Formën