Çfarë kontrollon testi i intolerancës së trupit?
Testi i intolerancës së trupit përfshin analizën e plotë të 1771 elementëve të ndarë në 14 kategori kryesore, duke përfshirë ushqime, jo-ushqime, metale, minerale, vitamina, suplementë të shtuar, shëndetin e zorrëve, funksionin e tretjes, hormonet, proceset anti-plakje, nivelin e stresit, inflamacionin, cilësinë e gjumit dhe shëndetin e lëkurës, me qëllim që të ofrojë një pasqyrë sa më të detajuar mbi reagimet e trupit.
Përmirësoni mirëqenien tuaj me mbështetje profesionale
PARTNERË LABORATORIKË TË AKREDITUAR
RAPORTIM I QARTË DHE TRANSPARENT
QASJE PROFESIONALE DHE E PËRGJEGJSHME
FOKUS NË MIRËQENIEN AFATGJATË
Cilësi që mund t’i besoni
Të gjitha laboratorët tanë ose laboratorët partnerë kanë akreditime UKAS, ISO9001, ISO13485, ISO15189 ose ISO17025.
Si Realizohet Testi i Intolerancës së Trupit
Realizimi i testit është i thjeshtë dhe i shpejtë. Mjafton të ndiqni 4 hapat më poshtë për të kryer testin për intolerancë ushqimore dhe elemente. Udhëzimet e detajuara përfshihen brenda paketës së testit që do të merrni.
Na kontaktoni për të rezervuar testin
Mostra e flokut merret në klinikë
Analizë laboratorike e akredituar
Merrni rezultatet dhe udhëzimet
Çfarë përmban raporti i Testit të Intolerancës?
Pasi mostra juaj të analizohet në laborator, do të merrni një raport të strukturuar mirë dhe mjaft praktik, i krijuar për t’ju ndihmuar të kuptoni rezultatet e Testit të Intolerancës së Trupit dhe për të planifikuar hapat e ardhshëm që duhet të merrni.
Mbi +1000 klientë të kënaqur
Pyetje të shpeshta (FAQ)
Biorezonanca me fije floku është një metodë analize jo-invazive që vlerëson reagimet e trupit përmes frekuencave elektromagnetike të mostrës së flokut. Çdo substancë – si ushqimet, metalet, vitaminat apo faktorët mjedisorë – ka një frekuencë unike, dhe pajisjet e biorezonancës analizojnë mënyrën se si organizmi juaj reagon ndaj këtyre frekuencave. Kjo teknikë përdoret për identifikimin e intolerancave dhe ndjeshmërive, duke ofruar informacion praktik pa nevojën e marrjes së mostrave të gjakut apo realizimin e procedurave invazive.
Mostra e flokut analizohet përmes pajisjeve të biorezonancës, të cilat krahasojnë frekuencat e trupit me ato të 1771 elementeve të ndryshme të ndara në 14 kategori. Në këtë mënyrë identifikohen ndjeshmëritë e mundshme jo vetëm ndaj ushqimeve, por edhe elementeve si minerale, metale, vitamina dhe faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në tretje, nivelet e energjisë, lëkurë dhe mirëqenien tuaj të përgjithshme.
Testi i intolerancës ushqimore ose Testi i Intolerancës së Trupit nga London Health Care ofron metodën më të saktë jo invazive për analizimin e ndjeshmërive të trupit. Analizat tona realizohen në laborator të certifikuar në Mbretërinë e Bashkuar, duke ju ofruar mundësinë të kryeni analizën tuaj me anë të pajisjeve më bashkëkohore europiane, sipas standardeve ndërkombëtare.
Jo. Ky test nuk është një test për alergji. Intoleranca ushqimore është e ndryshme nga alergjia, pasi nuk përfshin aktivizimin e sistemit imunitar dhe antitrupave. Testi i intolerancës së trupit vlerëson ndjeshmëritë, jo reaksionet alergjike, ndaj nuk mund të përdoret për diagnostikimin e alergjive. Në rast se dyshoni për alergji konsultohuni me mjekun alergolog.
Për fëmijët nën moshën 6 vjeç rekomandohet fillimisht konsulta me mjekun, pasi sistemi tretës dhe imunitar i fëmijëve është ende në zhvillim. Nëse vendosni të vazhdoni me testimin, rekomandohet që fëmija të ndjekë një regjim ushqimor të ekuilibruar gjatë fazës së eliminimit. Duhet theksuar se edhe tek fëmijët më të rritur disa kategori nuk interpretohen njësoj si tek të rriturit, veçanërisht ato që lidhen me stresin dhe inflamacionin, acidin hialuronik dhe kolagjenin.
Jo. Mostra e flokut merret nga rrënja, por shpesh herë mund të përdoren edhe fije të marra nga krehri apo furça e flokëve nëse është më e lehtë. Mostra mund të merret edhe nga pjesë të tjera të trupit, duke përjashtuar zonat intime.
Jo. Lyerja e flokëve nuk ndikon në saktësinë e analizës, pasi metoda e biorezonancës bazohet në frekuencat elektromagnetike dhe jo në përbërjen kimike të bojës.
Çmimi i testit të intolerancës ushqimore në London Health Care është mjaft i përballueshëm. Ne madje ofrojmë paketa të ndryshme për testin e intolerancës së trupit: Single Test (15,000 L), Paketa Çift (24,900 L) dhe Paketa Family – 4 teste (44,900 L). Synimi ynë është të ofrojmë disa nga çmimet më konkurruese në treg, pa sakrifikuar në asnjë moment cilësinë e analizës dhe raportit.
Njihni Trupin Tuaj me Testin e Intolerancës
Nëse përjetoni parehati të vazhdueshme, energji të ulët, fryrje, probleme me tretjen, etj., ky test ju ndihmon të kuptoni se si organizmi reagon ndaj ushqimeve dhe elementeve të ndryshme.
Rezultatet ofrojnë një udhëzues praktik për të ndërtuar një plan ushqimor më të përshtatshëm dhe për të marrë vendime të informuara për shëndetin, energjinë dhe ekuilibrin e trupit.

