Testi i Intolerancës së Trupit | Testi i Intolerancës Ushqimore
Testi i intolerancës së trupit realizohet përmes një mostre floku të marrë nga profesionistë në klinikat ose pikat e autorizuara të London Health Care dhe analizohet në laboratorë globalë të Akredetuar në Mbretërinë e Bashkuar, duke ofruar rezultate të qarta dhe të lehta për t’u kuptuar.
Cilësi që mund t’i besoni
Të gjitha laboratorët tanë ose laboratorët partnerë kanë akreditime UKAS, ISO9001, ISO13485, ISO15189 ose ISO17025.
Ndjeshmëri vs Alergji
Njoftim i rëndësishëm
Çfarë është intoleranca ushqimore?
Intoleranca ushqimore ndodh kur trupi ka vështirësi në përpunimin ose reagimin ndaj disa ushqimeve apo substancave. Ndryshe nga alergjitë, intoleranca ushqimore nuk përfshin sistemin imunitar, por mund të ndikojë ndjeshëm në mënyrën se si ndiheni çdo ditë.
Si intoleranca ndaj ushqimit mund të ndikojë në trupin tuaj:
- Tretja: Mund të përjetoni fryrje barku, gazra, shqetësime në stomak ose çrregullime të tretjes, simptoma që shpesh shkaktojnë parehati dhe mund të shfaqen në mënyrë të papritur.
- Nivelet e energjisë: Disa ushqime mund të provokojnë lodhje, plogështi ose mungesë përqendrimi, duke ndikuar negativisht në produktivitetin dhe mirëqenien tuaj gjatë ditës.
- Lëkura dhe mirëqenia e përgjithshme: Reagimet mund të shfaqen me irritim të lëkurës, skuqje, akne apo ndjesi të vazhdueshme shqetësimi dhe rëndese trupore.
Një nga vështirësitë kryesore me intolerancat ushqimore është se simptomat shpesh shfaqen me vonesë. Ato mund të ndodhin orë apo edhe ditë pas konsumimit të një ushqimi, duke e bërë më të vështirë identifikimin e shkaktarëve të mundshëm.
Njohja dhe kuptimi i këtyre shenjave është një hap thelbësor për të marrë vendime më të ndërgjegjshme rreth ushqyerjes dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës suaj të përditshme. Tashmë testi i intolerances ushqimore nga London Health Care ju mundëson që të identifikoni lehtësisht ushqimet problematike!
Çfarë kontrollon testi i intolerancës së trupit?
Testi i intolerancës së trupit përfshin analizën e plotë të 1771 elementëve të ndarë në 14 kategori kryesore, duke përfshirë ushqime, jo-ushqime, metale, minerale, vitamina, suplementë të shtuar, shëndetin e zorrëve, funksionin e tretjes, hormonet, proceset anti-plakje, nivelin e stresit, inflamacionin, cilësinë e gjumit dhe shëndetin e lëkurës, me qëllim që të ofrojë një pasqyrë sa më të detajuar mbi reagimet e trupit.
Si funksionon testi?
Na kontaktoni për të rezervuar testin
Mostra e flokut merret në klinikë
Analizë laboratorike e akredituar
Merrni rezultatet dhe udhëzimet
Si t’i kuptoni rezultatet e testit të intolerancës?
Raporti i rezultateve është hartuar në mënyrë të thjeshtë dhe të kuptueshme, për t’ju ofruar një pasqyrë të qartë. Çdo ushqim ose element klasifikohet sipas nivelit të reaktivitetit, për t’ju ndihmuar të kuptoni ndjeshmëritë e mundshme të trupit tuaj.
Tregon një reagim të theksuar ndaj një ushqimi ose elementi të caktuar. Ky rezultat sugjeron se përbërësi në fjalë mund të jetë një faktor i rëndësishëm ndjeshmërie dhe rekomandohet të merret parasysh gjatë planifikimit të regjimit ushqimor dhe stilit të jetesës.
Nënkupton një reagim më të butë të organizmit. Në këto raste rekomandohet të vëzhgohet mënyra si trupi reagon dhe të bëhen ndryshime graduale në dietë dhe stil jetese, për të vlerësuar nëse simptomat përmirësohen.
Nuk është evidentuar ndonjë reagim i dukshëm. Kjo tregon se këto ushqime ose elemente zakonisht tolerohen mirë nga organizmi dhe mund të vazhdojnë të jenë pjesë e përditshmërisë suaj.
Informacion i rëndësishëm rreth rezultateve
Si duhet të përdoren rezultatet
Qasja e eliminimit
Kur kONSULTA MjekËSORE mund të jetë e dobishme
Më shumë se thjesht një rezultat testi
Pas marrjes së rezultateve,
nuk jeni vetëm!
London Health Care ofron udhëzime të qarta dhe mbështetje edukative për t’ju ndihmuar t’i interpretoni rezultatet e testit dhe të kuptoni çfarë nënkuptojnë ato për shëndetin, ushqyerjen dhe mirëqenien tuaj.
MBËSHTETJE EDUKATIVE
ZGJEDHJE TË INFORMUARA
Përmirësoni mirëqenien tuaj me mbështetje profesionale
PARTNERË LABORATORIKË TË AKREDITUAR
RAPORTIM I QARTË DHE TRANSPARENT
QASJE PROFESIONALE DHE E PËRGJEGJSHME
FOKUS NË MIRËQENIEN AFATGJATË
Rreth London Health Care
London Health Care është pjesë e London Dental Care, e krijuar 15 vjet më parë dhe e rithemeluar në vitin 2024. London Health Care është partner zyrtar i Healthbeings, i themeluar në Mbretërinë e Bashkuar dhe i certifikuar nga Global Health Test për cilësinë dhe saktësinë e testeve, duke përdorur teknologjinë më të fundit të Biorezonancës me fije floku.
Shërbimet tona janë krijuar për të ndihmuar individët të kuptojnë më mirë se si trupi i tyre mund të reagojë ndaj ushqimeve dhe substancave të ndryshme, duke ofruar një qasje të përgjegjshme dhe të orientuar drejt informimit dhe ndërgjegjësimit personal.
Misioni Ynë
Ne synojmë t’u japim individëve informacion të besueshëm dhe të lehtë për t’u kuptuar, të mbështetur nga analiza laboratorike të akredituara, duke i ndihmuar të bëjnë zgjedhje të informuara që përputhen me stilin e tyre të jetesës dhe nevojat personale.
Angazhimi ynë ndaj cilësisë
Ky angazhim garanton saktësi në trajtimin e mostrave, kontroll të plotë të analizës dhe transparencë nga momenti i marrjes së mostrës deri në dorëzimin e rezultateve. Çdo hap i testimit kryhet sipas standardeve, për të ofruar rezultate të sakta që ndihmojnë në interpretimin e saktë të reagimeve të trupit.
Laborator i certifikuar në Mbretërinë e Bashkuar
Në partneritet me laboratorin e akredituar Global HealthBeings World me qendër në Mbretërinë e Bashkuar, ne ofrojmë analiza sipas standardeve ndërkombëtare të cilësisë, duke siguruar saktësi dhe besueshmëri në çdo fazë të Testit të Intolerancës së Trupit.
Ky bashkëpunim na mundëson të realizojmë një analizë të plotë për çdo intolerancë, të mbështetur në teknologjinë më të avancuar dhe ekspertizë shkencore.
Rrjetet tona sociale – Një platformë edukative
Rrjetet tona sociale – Një platformë edukative
Pyetje të shpeshta (FAQ)
Biorezonanca me fije floku është një metodë analize jo-invazive që vlerëson reagimet e trupit përmes frekuencave elektromagnetike të mostrës së flokut. Çdo substancë – si ushqimet, metalet, vitaminat apo faktorët mjedisorë – ka një frekuencë unike, dhe pajisjet e biorezonancës analizojnë mënyrën se si organizmi juaj reagon ndaj këtyre frekuencave. Kjo teknikë përdoret për identifikimin e intolerancave dhe ndjeshmërive, duke ofruar informacion praktik pa nevojën e marrjes së mostrave të gjakut apo realizimin e procedurave invazive.
Mostra e flokut analizohet përmes pajisjeve të biorezonancës, të cilat krahasojnë frekuencat e trupit me ato të 1771 elementeve të ndryshme të ndara në 14 kategori. Në këtë mënyrë identifikohen ndjeshmëritë e mundshme jo vetëm ndaj ushqimeve, por edhe elementeve si minerale, metale, vitamina dhe faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në tretje, nivelet e energjisë, lëkurë dhe mirëqenien tuaj të përgjithshme.
Testi i intolerancës ushqimore ose Testi i Intolerancës së Trupit nga London Health Care ofron metodën më të saktë jo invazive për analizimin e ndjeshmërive të trupit. Analizat tona realizohen në laborator të certifikuar në Mbretërinë e Bashkuar, duke ju ofruar mundësinë të kryeni analizën tuaj me anë të pajisjeve më bashkëkohore europiane, sipas standardeve ndërkombëtare.
Jo. Ky test nuk është një test për alergji. Intoleranca ushqimore është e ndryshme nga alergjia, pasi nuk përfshin aktivizimin e sistemit imunitar dhe antitrupave. Testi i intolerancës së trupit vlerëson ndjeshmëritë, jo reaksionet alergjike, ndaj nuk mund të përdoret për diagnostikimin e alergjive. Në rast se dyshoni për alergji konsultohuni me mjekun alergolog.
Për fëmijët nën moshën 6 vjeç rekomandohet fillimisht konsulta me mjekun, pasi sistemi tretës dhe imunitar i fëmijëve është ende në zhvillim. Nëse vendosni të vazhdoni me testimin, rekomandohet që fëmija të ndjekë një regjim ushqimor të ekuilibruar gjatë fazës së eliminimit. Duhet theksuar se edhe tek fëmijët më të rritur disa kategori nuk interpretohen njësoj si tek të rriturit, veçanërisht ato që lidhen me stresin dhe inflamacionin, acidin hialuronik dhe kolagjenin.
Jo. Mostra e flokut merret nga rrënja, por shpesh herë mund të përdoren edhe fije të marra nga krehri apo furça e flokëve nëse është më e lehtë. Mostra mund të merret edhe nga pjesë të tjera të trupit, duke përjashtuar zonat intime.
Jo. Lyerja e flokëve nuk ndikon në saktësinë e analizës, pasi metoda e biorezonancës bazohet në frekuencat elektromagnetike dhe jo në përbërjen kimike të bojës.
Çmimi i testit të intolerancës ushqimore në London Health Care është mjaft i përballueshëm. Ne madje ofrojmë paketa të ndryshme për testin e intolerancës së trupit: Single Test (15,000 L), Paketa Çift (24,900 L) dhe Paketa Family – 4 teste (44,900 L). Synimi ynë është të ofrojmë disa nga çmimet më konkurruese në treg, pa sakrifikuar në asnjë moment cilësinë e analizës dhe raportit.
Njihni Trupin Tuaj me Testin e Intolerancës
Nëse përjetoni parehati të vazhdueshme, energji të ulët, fryrje, probleme me tretjen, etj., ky test ju ndihmon të kuptoni se si organizmi reagon ndaj ushqimeve dhe elementeve të ndryshme.
Rezultatet ofrojnë një udhëzues praktik për të ndërtuar një plan ushqimor më të përshtatshëm dhe për të marrë vendime të informuara për shëndetin, energjinë dhe ekuilibrin e trupit.


