Suplemente për Tretjen
Suplemente për tretje me probiotikë, enzima tretëse, qymyr të aktivizuar, betaine HCL dhe formula për ruajtjen e balancës intestinale.
Po shfaqen krejt 2 përfundimet
Suplemente për tretje me probiotikë, enzima tretëse, qymyr të aktivizuar, betaine HCL dhe formula për ruajtjen e balancës intestinale.
Një sistem tretës i balancuar ndikon drejtpërdrejt në energji, rehati dhe përthithjen e lëndëve ushqyese. Kur tretja nuk funksionon si duhet, mund të ërjetoni fryrje, rëndesë pas ushqimit, parehati në stomak, lodhje ose ndjesi disbalance në organizëm. Suplementet për tretje janë krijuar për të mbështetur stomakun, zorrët, enzimat tretëse dhe florën intestinale.
Tretja është baza e mënyrës si trupi merr vitaminat, mineralet, proteinat dhe energjinë nga ushqimi. Edhe një dietë e mirë nuk jep gjithmonë rezultat nëse ushqimi nuk shpërbëhet dhe përthithet siç duhet.
Faktorë si stresi, dieta e varfër në fibra, përdorimi i antibiotikëve, ndryshimet në rutinë ose vaktet e rënda mund të ndikojnë në sistemin tretës. Suplementet për tretje ndihmojnë në mbështetjen e florës intestinale, tretjen e ushqimit dhe reduktimin e ndjesisë së parehatisë pas vakteve.
Probiotikët përdoren për të mbështetur balancën e baktereve të mira në zorrë. Enzimat tretëse ndihmojnë në shpërbërjen e ushqimit. Qymyri i aktivizuar përdoret shpesh për lehtësim të shpejtë, ndërsa betaina HCL lidhet me ruajten e aciditetit normal të stomakut.
Suplementet për tretje mund t’u nevojiten personave që kanë fryrje, rëndesë pas ushqimit, vështirësi me tretjen, ndjeshmëri ndaj disa ushqimeve ose disbalancë pas përdorimit të antibiotikëve. Ato mund të jenë të dobishme edhe për persona që hanë shpejt, kanë stres të lartë ose duan të kujdesen për florën intestinale në mënyrë të rregullt.
Nëse kërkon mbështetje për florën intestinale, probiotikët janë një zgjedhje e mirë. Për tretjen e vakteve, enzimat tretëse mund të jenë më të përshtatshme. Nëse ke shqetësime të vazhdueshme, dhimbje ose simptoma të forta, konsultohu me specialist përpara përdorimit.
Nëse përjetoni parehati të vazhdueshme, energji të ulët ose reagime të paqarta ndaj ushqimit, ky test ju ndihmon të kuptoni më mirë se si trupi juaj reagon ndaj disa ushqimeve dhe substancave, duke ju mbështetur në vendime më të informuara për stilin e jetesës.
Suplemente për tretje me probiotikë, enzima tretëse, qymyr të aktivizuar, betaine HCL dhe formula për ruajtjen e balancës intestinale.
Po shfaqen krejt 2 përfundimet