Kuptoni intolerancat tuaja ushqimore me një test të thjeshtë me flokë
London Health Care Logo

Fitness

Suplemente fitness me aminoacide, L-argininë, L-cisteinë, NAC dhe formula për ata që merren me aktivitet fizkit, për rikuperimin e muskujve dhe trupit.

Filtro

Filtro sipas çmimit
L
L
Dietë & Preference Ushqimore
Objektivi Shëndetësor
Forma e Suplementit
Faza e Jetës
Duke shfaqur 1 nga 1 produkte

Suplemente Fitness për Energji dhe Rikuperim

Suplementet fitness janë krijuar për persona që duan të mbështesin trupin gjatë aktivitetit fizik, stërvitjes dhe rikuperimit. Kur trupi është aktiv, ai ka nevojë për energji, proteina, aminoacide, hidratim dhe pushim të mjaftueshëm. 

Aktiviteti fizik i rregullt mund të rrisë nevojën për disa lëndë ushqyese. Muskujt kanë nevojë për aminoacide për mirëmbajtje dhe rikuperim, ndërsa trupi ka nevojë për energji të qëndrueshme dhe balancë ushqyese për të funksionuar mirë.

Pse janë të rëndësishme suplementet fitness?

Aminoacidet janë përbërësit bazë të proteinave dhe luajnë rol të rëndësishëm në ndërtimin, mirëmbajtjen dhe rikuperimin e muskujve. Disa aminoacide janë esenciale, që do të thotë se trupi nuk i prodhon vetë dhe duhet t’i marrë përmes ushqimit ose suplementeve.

Suplementet fitness mund të jenë të dobishme për persona që stërviten rregullisht, kanë qëllime fizike specifike ose duan të mbështesin rikuperimin e muskujve pas aktivitetit fizik. Ato nuk zëvendësojnë një dietë me proteina cilësore, por mund ta plotësojnë atë në mënyrë praktike.

Kujt i nevojiten suplementet fitness?

Suplementet fitness mund t’u nevojiten personave që bëjnë palestër, sportistëve, personave aktivë, atyre që duan të mbështesin  rikuperimin e muskujve, si edhe personave që nuk marrin mjaftueshëm proteina dhe aminoacide përmes ushqimit. Ato mund të jenë të dobishme edhe gjatë periudhave me stërvitje më intensive ose të ngarkuar.

Si të zgjedhësh suplementet e duhura për fitness?

Nëse kërkon mbështetje të përgjithshme, një formulë me aminoacide të plota mund të jetë zgjedhje praktike. Nëse ke një nevoja më specifike, mund të zgjedhësh aminoacide të veçanta si L-Arginine, L-Cysteine ose L-Lysine. Kombino suplementet me ushqyerje të mirë, gjumë të mjaftueshëm, hidratim dhe stërvitje të rregullt.

Shkëlqyeshëm
4.9 nga 5 bazuar në +1000 vlerësime
Trustpilot

Bëni hapin e parë drejt një kuptimi më të mirë të trupit tuaj

Nëse përjetoni parehati të vazhdueshme, energji të ulët ose reagime të paqarta ndaj ushqimit, ky test ju ndihmon të kuptoni më mirë se si trupi juaj reagon ndaj disa ushqimeve dhe substancave, duke ju mbështetur në vendime më të informuara për stilin e jetesës.

Mostra merret në klinikë ose pika të autorizuara
Analizë profesionale laboratorike

Fitness

Suplemente fitness me aminoacide, L-argininë, L-cisteinë, NAC dhe formula për ata që merren me aktivitet fizkit, për rikuperimin e muskujve dhe trupit.