Kuptoni intolerancat tuaja ushqimore me një test të thjeshtë me flokë
London Health Care Logo
Shkëlqyeshëm
4.9 nga 5 bazuar në +1000 vlerësime
Trustpilot

Testi i Alergjisë së Mjedisit

Çmimi 16000 L
Rezervoni përmes WhatsApp

Testi i Alergjisë së Mjedisit – Identifikoni alergjenët mjedisorë të brendshëm dhe të jashtëm

Testi i Alergjisë së Mjedisit është krijuar për t’ju ndihmuar të identifikoni sensibilizimet e mundshme ndaj alergjenëve të zakonshëm që gjenden brenda dhe jashtë ambienteve, të cilët mund të lidhen me simptoma të përsëritura si bllokim i hundës, irritim i syve ose i lëkurës, etj.

Përmes një mostre të vogël gjaku të marrë nga gishti, testi mat antitrupat IgE specifikë ndaj 40 alergjenëve dhe treguesve, duke përfshirë epitelin dhe zbokthin e kafshëve, marimangat e pluhurit, myqet dhe polenet e barërave, pemëve dhe bimëve të egra.

  • Reaktiviteti IgE ndaj 40 alergjenëve dhe treguesve mjedisorë
  • Mostër e vogël gjaku e marrë nga gishti
  • I përshtatshëm për persona me simptoma alergjike të përsëritura ose sezonale
  • Analiza realizohet në laborator profesional në Mbretërinë e Bashkuar
  • Marrje e mostrës në ambientet profesionale të London Health Care ose në pikat e autorizuara
  • Raport i detajuar dhe rezultate të shpejta
Garanci Kthimi Parash
Raport i Detajuar
Analizë e Shpejtë
Certifikim ISO
Analiza e reaktivitetit IgE ndaj 40 alergjenëve të mjedisit

Çfarë kontrollon Testi i Alergjisë së Mjedisit?

Testi analizon 40 alergjenë dhe tregues të ndarë në 8 kategori kryesore. Paneli përfshin alergjenë që lidhen me kafshët, dëmtuesit, akarienet, myshqet dhe polenet pemëve dhe bimëve të egra, si dhe matjen e IgE-së totale.

Kafshët
Analizon sensibilizimin IgE ndaj alergjenëve të shtatë kafshëve të zakonshme, duke përfshirë macen, qenin, kalin, lepurin dhe disa brejtës.
Insekte
Përfshin testimin IgE për Acarus siro dhe buburrecin, alergjenë që mund të gjenden në ambiente të brendshme dhe zona me lagështi.
Akarienet
Analizon sensibilizimin IgE ndaj tri llojeve të akarieneve, të pranishme zakonisht në pluhurin e shtëpisë, dyshekë, qilima dhe tekstile.
Myshqe
Analizon sensibilizimin IgE ndaj gjashtë llojeve të myshqeve dhe kërpudhave, të pranishme në ambiente të lagështa, ajër dhe sipërfaqe të ndryshme.
Polenet e barërave
Analizon sensibilizimin IgE ndaj poleneve të gjashtë llojeve të barërave, të cilat mund të lidhen me shfaqjen e simptomave alergjike sezonale.
Polenet e pemëve
Analizon sensibilizimin IgE ndaj poleneve të njëmbëdhjetë llojeve të pemëve, të cilat mund të lidhen me simptoma gjatë periudhave të lulëzimit.
Polenet e bimëve
Analizon sensibilizimin IgE ndaj poleneve të katër bimëve të egra, të cilat mund të ndikojnë në shfaqjen e simptomave alergjike sezonale.
IgE totale
Mat nivelin e përgjithshëm të antitrupave IgE në mostër, duke ofruar informacion plotësues mbi prirjen e mundshme për sensibilizim alergjik.

Përmirësoni mirëqenien tuaj me mbështetje profesionale

London Health Care ju ofron gjithçka që nevojitet për realizimin e Testit të Alergjisë së Mjedisit, nga marrja e mbikëqyrur e mostrës deri te analiza e 40 alergjenëve dhe treguesve, raporti i detajuar dhe mbështetja pas rezultateve.
PARTNERË LABORATORIKË TË AKREDITUAR
Ne bashkëpunojmë me laboratorin e akredituar Global HealthBeings World me qendër në Mbretërinë e Bashkuar, i cili operon sipas standardeve të njohura të cilësisë, duke garantuar analiza profesionale dhe konsistencë në çdo fazë të procesit të testimit.
RAPORTIM I QARTË DHE TRANSPARENT
Të dhënat prezantohen në një format të organizuar që lehtëson kuptimin e intolerancave dhe ju orienton drejt hapave konkretë që duhet të merrni për të përmirësuar të ushyqerit dhe stilin tuaj të jetesës.
QASJE PROFESIONALE DHE E PËRGJEGJSHME
Testimi kryhet në ambiente të autorizuara të London Health Care, duke siguruar marrjen e saktë të mostrës, mbikëqyrje profesionale dhe një përvojë testimi të standardizuar dhe të përgjegjshme.
FOKUS NË MIRËQENIEN AFATGJATË
Do të merrni një raport të detajuar dhe të kuptueshëm, së bashku me mbështetje të vazhdueshme profesionale për interpretimin e rezultateve dhe ndjekjen e hapave të mëtejshëm.

Cilësi që mund t’i besoni

Të gjitha laboratorët tanë ose laboratorët partnerë kanë akreditime UKAS, ISO9001, ISO13485, ISO15189 ose ISO17025.

ISO compliant
UKAS accredited labs
Testuar në një laborator në UK
Certified Nutritional Therapists
Shëndeti juaj më i mirë fillon këtu!

Si realizohet Testi i Alergjisë së Mjedisit

Realizimi i testit është i thjeshtë dhe i shpejtë. Ndiqni katër hapat më poshtë për të kryer testimin dhe për të marrë raportin tuaj të reaktivitetit IgE ndaj alergjenëve të mjedisit.

01
Na kontaktoni për të rezervuar testin
Për të kryer Testin e Intolerancës së Trupit, na kontaktoni përmes WhatsApp ose email-it. Stafi ynë do t’ju japë informacion të plotë mbi procedurën, çmimin dhe do t’ju ndihmojë të caktoni takimin në orarin që ju përshtatet.
02
Merret mostra e gjakut
Në London Health Care ose në një pikë të autorizuar merret një mostër e vogël gjaku nga gishti. Procedura realizohet me një pajisje njëpërdorimëshe e cila nuk shkakton dhimbje dhe zgjat vetëm pak minuta.
03
Analizë laboratorike e akredituar
Mostra dërgohet në laboratorin në Mbretërinë e Bashkuar, ku analizohet reaktiviteti IgE ndaj 40 alergjenëve dhe treguesve të mjedisit të brendshëm dhe të jashtëm.
04
Merrni rezultatet dhe udhëzimet
Rezultatet i merrni shpejt, të paraqitura në një raport të detajuar dhe të lehtë për t’u kuptuar, së bashku me mbështetje të vazhdueshme nga ekipi ynë për interpretimin e tyre dhe hapat e mëtejshëm.

Çfarë përmban raporti i Testit të Intolerancës?

Pasi mostra juaj të analizohet në laborator, do të merrni një raport të strukturuar mirë dhe mjaft praktik, i krijuar për t’ju ndihmuar të kuptoni rezultatet e Testit të Intolerancës së Trupit dhe për të planifikuar hapat e ardhshëm që duhet të merrni.

Raporti i Plotë i Rezultateve
Do të merrni një raport të detajuar që paraqet intolerancat ushqimore dhe ndjeshmëritë tuaja individuale për të gjitha kategoritë e testuara, në një format të qartë dhe të organizuar. Informacioni është i përshtatur për përdoruesin, pa përdorur terminologji të komplikuar mjekësore.
Ndarja sipas niveleve të reaktivitetit
Rezultatet grupohen sipas nivelit të reagimit të trupit, duke ju ndihmuar të identifikoni me lehtësi elementet ndaj të cilave keni ndjeshmëri të lartë, të moderuar ose brenda kufijve normalë. Ky klasifikim e bën më të thjeshtë kuptimin e faktorëve që mund të ndikojnë në mirëqenien tuaj.
Udhëzime të qarta për hapat e ardhshëm
Raporti shoqërohet me shpjegime të detajuara që ju ndihmojnë të përdorni rezultatet si bazë për të ndjekur një plan ushqimor më të shëndetshëm dhe për të bërë zgjedhje më të informuara në përditshmërinë tuaj.

Mbi +1000 klientë të kënaqur

që kanë transformuar mirëqenien e tyre me London Health Care
Më në fund mësova ta kuptoj trupin tim

Gjithmonë kam pasur fryrje dhe lodhje dhe nuk e dija pse. Pas testit kuptova cilat ushqime po më shqetësonin dhe bëra disa ndryshime të vogla. Ndryshimin e vura re brenda pak javësh!

Elira (Janar 2025)
Verified Purchase 
Shërbim profesional

Shumë shpesh dëgjon për teste. I besova London Health Care sepse analizat i bëjnë në laborator në UK. Mostra u mor shpejt, klinika sterile dhe rezultatet erdhën brenda afatit. Shumë i kënaqur me profesionalizmin.

Genti (Janar 2025)
Verified Purchase 
I thjesht por shumë i dobishëm

Procesi ishte shumë i lehtë dhe stafi më shpjegoi çdo hap. Raporti ishte i qartë, jo me terma të vështirë. Tani e di çfarë të shmang dhe ndihem shumë më mirë me tretjen.

Arben (Shkurt 2025)
Verified Purchase 
Ndihem si një njeri tjetër

Kisha mungesë të theksuar energjie dhe dhimbje stomaku pothuaj çdo ditë. Nuk e kuptoja pse. Testi më ndihmoi të identifikoj disa elemente që po më krijonin probleme. Një ndryshim 360 gradë!

Mira (Mars 2025)
Verified Purchase 
Vendimi më i mirë që kam marrë për veten time

Të them të drejtën isha pak skeptike në fillim. Gjithsesi mendova pse jo ta provoj. Kam pasur probleme me fryrjen por dhe një plogështi të pasahpjegueshme. Pas testit dhe ndryshimeve në dietë jam një njeri komplet tjetër.

Jonida (Dhjetor 2024)
Verified Purchase 

Pyetje të shpeshta (FAQ)

Gjeni përgjigje të shpejta për pyetjet tuaja dhe mësoni gjithçka që duhet të dini për testet, procesin dhe rezultatet.
Keni pyetje të tjera? Na kontaktoni!
Çfarë është biorezonanca me fije floku?

Biorezonanca me fije floku është një metodë analize jo-invazive që vlerëson reagimet e trupit përmes frekuencave elektromagnetike të mostrës së flokut. Çdo substancë – si ushqimet, metalet, vitaminat apo faktorët mjedisorë – ka një frekuencë unike, dhe pajisjet e biorezonancës analizojnë mënyrën se si organizmi juaj reagon ndaj këtyre frekuencave. Kjo teknikë përdoret për identifikimin e intolerancave dhe ndjeshmërive, duke ofruar informacion praktik pa nevojën e marrjes së mostrave të gjakut apo realizimin e procedurave invazive.

Si testohet një mostër floku për intolerancën ushqimore?

Mostra e flokut analizohet përmes pajisjeve të biorezonancës, të cilat krahasojnë frekuencat e trupit me ato të 1771 elementeve të ndryshme të ndara në 14 kategori. Në këtë mënyrë identifikohen ndjeshmëritë e mundshme jo vetëm ndaj ushqimeve, por edhe elementeve si minerale, metale, vitamina dhe faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në tretje, nivelet e energjisë, lëkurë dhe mirëqenien tuaj të përgjithshme.

Sa i saktë është testi i intolerancës me fije floku?

Testi i intolerancës ushqimore ose Testi i Intolerancës së Trupit nga London Health Care ofron metodën më të saktë jo invazive për analizimin e ndjeshmërive të trupit. Analizat tona realizohen në laborator të certifikuar në Mbretërinë e Bashkuar, duke ju ofruar mundësinë të kryeni analizën tuaj me anë të pajisjeve më bashkëkohore europiane, sipas standardeve ndërkombëtare.

A është ky test për alergji ushqimore?

Jo. Ky test nuk është një test për alergji. Intoleranca ushqimore është e ndryshme nga alergjia, pasi nuk përfshin aktivizimin e sistemit imunitar dhe antitrupave. Testi i intolerancës së trupit vlerëson ndjeshmëritë, jo reaksionet alergjike, ndaj nuk mund të përdoret për diagnostikimin e alergjive. Në rast se dyshoni për alergji konsultohuni me mjekun alergolog.

A mund ta kryejnë fëmijët testin e intolerancës së trupit?

Për fëmijët nën moshën 6 vjeç rekomandohet fillimisht konsulta me mjekun, pasi sistemi tretës dhe imunitar i fëmijëve është ende në zhvillim. Nëse vendosni të vazhdoni me testimin, rekomandohet që fëmija të ndjekë një regjim ushqimor të ekuilibruar gjatë fazës së eliminimit. Duhet theksuar se edhe tek fëmijët më të rritur disa kategori nuk interpretohen njësoj si tek të rriturit, veçanërisht ato që lidhen me stresin dhe inflamacionin, acidin hialuronik dhe kolagjenin.

A duhen prerë flokët për të bërë testin e intolerancës?

Jo. Mostra e flokut merret nga rrënja, por shpesh herë mund të përdoren edhe fije të marra nga krehri apo furça e flokëve nëse është më e lehtë. Mostra mund të merret edhe nga pjesë të tjera të trupit, duke përjashtuar zonat intime.

Mund të bëj testin e intolerancës nëse kam flokë të lyer?

Jo. Lyerja e flokëve nuk ndikon në saktësinë e analizës, pasi metoda e biorezonancës bazohet në frekuencat elektromagnetike dhe jo në përbërjen kimike të bojës.

Sa kushton testi i intolerancës ushqimore?

Çmimi i testit të intolerancës ushqimore në London Health Care është mjaft i përballueshëm. Ne madje ofrojmë paketa të ndryshme për testin e intolerancës së trupit: Single Test (15,000 L), Paketa Çift (24,900 L) dhe Paketa Family – 4 teste (44,900 L). Synimi ynë është të ofrojmë disa nga çmimet më konkurruese në treg, pa sakrifikuar në asnjë moment cilësinë e analizës dhe raportit.

Shkëlqyeshëm
4.9 nga 5 bazuar në +1000 vlerësime
Trustpilot

Njihni Trupin Tuaj me Testin e Intolerancës

Nëse përjetoni parehati të vazhdueshme, energji të ulët, fryrje, probleme me tretjen, etj., ky test ju ndihmon të kuptoni se si organizmi reagon ndaj ushqimeve dhe elementeve të ndryshme.

Rezultatet ofrojnë një udhëzues praktik për të ndërtuar një plan ushqimor më të përshtatshëm dhe për të marrë vendime të informuara për shëndetin, energjinë dhe ekuilibrin e trupit.

Mostra merret në klinikë ose pika të autorizuara
Analizë në laboratorë të akredituar në UK